Ndihmë Kosovës në Forcimin e Sistemit të Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se ky projekt ka për qëllim fuqizimin e sistemit prokuorial dhe gjyqësor dhe se synimi i saj është që sistemi i gjyqësisë të jetë sa më i përgjegjshëm për qytetarët e vendit.

“Ky projekt është në përputhje me projektet e Ministrisë së Drejtësisë për të krijuar politika e legjislacion me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Gandi njëherë thoshte se ka një gjykatë më të lartë se gjykatat e drejtësisë dhe kjo është gjykata e ndërgjegjjes. Ajo është mbizotëruese e të gjitha gjykatave të tjera prandaj njëra ndër synimet e ministrisë që drejtoj është që ssistemi i gjyqësisë të jetë sa më i përgjegjshëm karshi qytetarëve të vendit”, tha Hoxha.

Buxheti për implementimin e këtij projekti është 3 milionë euro dhe do të zgjasë 30 muaj.

Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert ka thënë se projekti i binjakëzimit ofron një mundësi që Kosova të bashkëpunojë me shtetet anëtare të BE-së.

“Ky projekt përfaqëson një mundësi tejet të madhe për institucionet gjyqësore të Kosovës të bashkëpunojë fuqizimin e Kosovës krah për krah me shtetet anëtare të BE-së siç janë Italia dhe Franca”, tha Chabert.

Ndërsa Ambasadori Italian Piero Cristoforo Sardi ka tthënë se është i lumtur që e përfaqëson një vend që e ndihmon Kosovën për të përmbushur kriteret për integrimin Euro-Atlantik.

“Sot jam i lumtur që po e përfaqësoj një vend që po e ndihmon Kosovën me përkushtimin gjatë këtij procesi dhe për të përmbushur kriteret e përbashkëta drejt integrimimit Euro-Atlantik”, tha Sardi.

Ai gjithashtu tha se bashkëpunimi do të jetë i fytshëm në të dyja anët.

Kurse zëvendës-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Giovanni Legnini ka thënë se rritja e emigracionit, terrorizmit, krimit të organizuar, krimit kibernetik kanë imponuar dialog dhe bashkëpunim edhe në zyrën e gjyqësorit.

“Rritja e emigracionit dhe rritja e terrorizmit në nivel ndërkombëtar, shpërndarja e krimit të organizuar, rritja e krimit kibernetik dhe kushtet komerciale na imponojnë që të rrisim, të forcojmë çdo tentim për të ngitur vazhdimisht dialogun dhe bashkëpunimin bëhet fjalë për sfidat që e përfshijnë qoftë edhe zyrën e gjyqësorit që është direkt i ndërhyrë në hetuesi  nga ana e gjyqësorit”, tha Legnini.