Foto-ilustrim

Ndalohet në Prishtinë Vetura e Mbushur me Marijuanë

Policia në Prishtinë njoftoi përmes një komunikate se gjeti dhe konfiskoi në një makinë që e ndaloi në Veternik 64 kilogramë të marijuanës.

“Gjatë realizimit të kontrollit policor në automjetin e të dyshuarit, në bagazh i janë gjetur: 4 paketime të mëdha të mbushura me substancë narkotike të dyshuar si marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 64 kilogramë e 800 gramë”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, është arrestuar vozitësi i makinës- personi me inicialet M. M. nga Kukësi.

Policia njofton se është konfiskuar edhe makina në të cilën ndodhej droga dhe dy telefona celularë, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com shkroi edhe dje për gjetjen e 130 kilogramëve të marijuanës dhe arrestimin e dy personave tjerë nga policia.