Ministri Kroat- Dekorata për Ushtarët Shqiptarë

Veseli, sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi, marrëdhëniet mes Kosovës e Kroacisë i vlerësoi të shkëlqyera.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera, të krijuara në kohërat e vështira për dy vendet tona, të ngritura nëpërmjet përkushtimit për liri dhe demokraci, janë garanci se marrëdhëniet tona munden dhe duhet të thellohen, posaçërisht në ekonomi dhe në procesin eurointegrues,” theksoi Veseli.

Komunikata bën me dije se ministri i Veteranëve Tomo Medved ka çmuar kontributin e shqiptarëve në luftën e Kroacisë.

Sipas Medved-it shqiptarët e Kosovës i kanë dhënë 80 dëshmorë kësaj lufte, për 3 nga të cilët ministri kroat solli edhe dekorata.

Ministrat, sipas komunikatës së Kuvendit, e ftuan Veselin ta vizitojë Kroacinë.