Konferenca e SBASHK-ut | Foto: KALLXO.com

Mësuesit ‘Kërcënojnë’ Qeverinë me Grevë të Përgjithshme

Sindikata e Arsimit njoftoi Qeverinë e Kosovës se kërkojnë zgjidhje konkrete të disa problemeve që kanë të bëjnë me sistemin e arsimit në Kosovë.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Kulturë dhe Shkencë ka listuar një varg të problemeve të sektorit të arsimit dhe  të cilat sipas tyre përbëjnë shqetësim dhe mund të qojnë edhe në greva

SBASHK i ka dërguar letër Kryeministrit  Ramush Haradinaj duke reaguar ndaj paralajmërimit të një ngritje pagash nga viti 2018 që sipas tyre është tejet e ulët.

Ata gjithashtu kërkojnë Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip  të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99,si dhe funksionalizimin e   Ligjit mbi sigurimet shëndetësore

“Janë çështje që po shtojnë pakënaqësitë  në sektorin e arsimit në Kosovë dhe nëse nuk zgjidhen si duhet me dialog mund të çojnë në grevë të përgjithshme”, shkruhet në komunikatë.

Përveq Kryeministrit, SBASHK thotë që i ka shkruar edhe disa zëvendës kryeministrave duke i kërkuar dialog lidhur me çështjet e lartpërmendura në fillim të dhjetorit.

“Në të kundërtën SBASHK-u do të jetë i detyruar të dëgjojë zërin e  anëtarësisë dhe të nis me veprime sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit të Kosovës”, vazhdon njoftimi.