Kryeprokurori Admir Shala

Kryeprokurori Flet Pas Vrasjes në Suharekë

Tre të miturit që dyshohen për vrasjen e një bashkëmoshatari në Suharekë do të dërgohen në paraburgim për30 ditë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Admir Shala.

Ai tha se për shkak se të dyshuarit janë të mitur masa e paraburgimit do të jetë 30 ditë.

“Po, ka përfunduar procedura e intervistimit. Janë të gjithë të mitur dhe për të gjithë do të zhvillojmë procedurë që të ndalohen për 24 orë në polici dhe më pastaj do të zhvillohet edhe masa e paraburgimit. Pas kësaj do të shikojmë dhe do të vendosim për më tutje”, tha kryeprokurori Shala.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar në lidhje me rastin e zënkës që përfundoi me vrasje në Suharekë.

http://kallxo.com/perleshja-mes-te-miturve-rezulton-me-vrasje-ne-suhareke/

http://kallxo.com/vrasja-e-nxenesit-ne-suhareke-flet-drejtori-i-dka/