Mehmet Mehmeti, Alternativa, Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

Kandidatit të 'Alternativës' i Konfiskohen Targat e Makinës

Raportues anonimë kanë raportuar në  KALLXO.com se Mehmet Mehmeti është ndaluar dhe më pas i janë konfiskuar targat e automjetit.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Mehmeti ka pranuar se i janë konfiskuar tabalat për shkak të mosregjistrimit të makinës dhe për këtë ka marrë një tiketë trafiku nga policia.

“Nuk ka qenë vetura ime por e një mikut tim. Kam pasur një rast familjar dhe më kanë ndaluar. Më pas është bërë regjistrimi”, tha Mehmeti.

Sipas informacioneve të redaksisë, vetura e tipit Mercedes nuk ka qenë e regjistruar që nga viti i kaluar.