Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - Foto: KALLXO.com

Jahjaga: Nuk u Informova Paraprakisht për Aksionin e Policisë në Veri

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në vitin 2011 nuk kishte qenë e informuar paraprakisht për aksionin e Policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës në të cilin edhe u vra polici Enver Zymberi.

Me urdhër të kryeministrit të atëhershëm , Hashim Thaçi,  Njësia Speciale e Policisë së Kosovës më 26 korrik të vitit 2011 kishin nisur një aksion për të marrë nën kontroll pikat kufitare.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Jahjaga tregoi se si presidente e vendit, ajo ishte njoftuar vetëm pasi aksioni ka filluar.

“Unë kam kuptuar pasi operacioni veç ka filluar. [A është dashur të informoheni]?  Absolutisht që po, jo vetëm nga kapaciteti i ish-gjeneralit dhe zëvendësdrejtoreshës së Policisë së Kosovës. Por ka qenë edhe obligim kushtetues dhe ligjor… Sepse ka qenë operacion i rregullt i ekzekutivit por duke pasur parasysh lokacionin kur ka ndodhur ajo shumë lehtë ka mundur të transformohet në siguri kombëtare”, tha Jahjaga.

Përballë Jeta Xharrës, ish -kreu i vendit flet për disa nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë si presidente dhe detaje të pazbuluara më parë të kohës sa ishte në udhëheqje.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: