Lancaster duke ligjëruar në lidhje me plagjiaturën | Foto: KALLXO.com

Hulumtuesi i Plagjiaturës Ligjëron për Rreziqet prej Saj

Thomas Lancaster, hulumtues i plagjiaturës ligjëroi sot në Bibliotekën Kombëtare.

Një projekt i Këshillit të Europës në partneritet me Universitetin e Prishtinës solli në Prishtinë ekspertin për hulumtimin e plagjiaturës Thomas Lancaster.

Lancaster ligjëroi në Bibliotekën Kombëtare për rreziqet nga plagjiatura dhe mënyrat për zbulimin e saj.

Sipas Lancasterit, të marrësh idenë e dikujt tjetër dhe ta përdorësh atë pa asnjë lloj mirënjohjeje është përkufizimi i plagjiaturës.

Lancaster tregoi pse bëhet plagjiatura.

“Njerëzit bëjnë plagjiaturë për një përfitim, por jo gjithmonë financiar, sepse në shumicën e rasteve në nivelin akademik është për të marrë një notë më të mirë ose një diplomë të pamerituar”, tha Lancaster.

Disa nga metodat e plagjiaturës sipas Lancaster janë kur studentët marrin një pjesë të tekstit dhe bëjnë vetëm disa ndryshime të vogla por që edhe kjo quhet plagjiaturë, ose kur studentët e paguajnë dikë për t’ia shkruar punimet.

Në muajin prill në UP një profesor i Universitetit të Harvardit ligjëroi mes tjerash edhe në lidhje me plagjiaturën.

Profesori i Harvardit Ligjëron për të Drejtat e Autorit dhe Plagjiaturën

Ambasadori amerikan Greg Delawie po në prill të këtij viti plagjiaturën e konsideroi kancer për institucionet arsimore.

Delawie: Plagjiatura, Kancer për Institucionet e Arsimit

22 Nëntor 2017 - 13:08

Afërdita Fejzullahu 22/11/2017 - 13:08
NDËRVEPRIMI6