Historia e Fqinjëve të 'Këqinj'

Studimi i Gashit përfshiu atë që thuhet për Kosovën në librat e historisë së Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe vetë Kosovës.

Studimi u nda në pesë kapituj që përfshinë prejardhjen e shqiptarëve, Mesjetën, Kosovën nën sundimin serb të viteve 1216-1416, Kosovën nën sundimin turk dhe nën sundimin serb në periudhën 1912-1999.

Sipas raportit krimet nuk tregohen njësoj nga asnjë shtet, ka dallime edhe kur flitet për pronësinë në territore. Po ashtu nuk prezantohen bashkëpunimet.

Origjina e shqiptarëve sipas Gashit prezantohet gjerësisht e në shumë kapituj për ilirët në librat e historisë së Kosovës dhe Shqipërisë, por në librat e serbëve, maqedonasve dhe malazezëve flitet shumë pak për këtë prejardhje dhe asaj i jepet karakter negativ.

Gashi thotë në studim se librat e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk përmendin krimet e e ilirëve, ndërsa shpjegojnë se maqedonët dhe romakët kanë kryer krime. E njëjta sipas tij nuk thuhet në librat serbë.

Autori i studimit tha se prejardhjen e shqiptarëve nga ilirët duhet shikuar vetëm si hipotezë, ndërsa sipas tij nuk është e sigurt nëse shqipja është pasardhëse e ilirishtes, pasi nuk ka burime të shkruara.

Gashi e arsyetoi atë që hkroi në studim për prejardhjen e shqiptarëve me atë se kosovarët dinë shumë pak për paraardhësit.

“Nëse i pyet për paraardhës mund të tregojnë vetëm deri ne brezin e tretë ose te katërt, por prejardhjen e dinë sigurt se janë Ilirë,” tha Gashi.

Sipas studimit te tij, të gjithë kanë prejardhje të përzier.

Gashi librat e historisë së Malit të Zi vlerësoi se e tregojnë më së shumti të vërtetën për historinë e Kosovës.

Ai tha se periudha më e errët e historisë kosovare e shkruar nëpër librat rajonale e vendase është ajo e Mesjetës.

Sipas tij shqiptarët kur përshkruajnë Mesjetën tregojnë vetëm për vendosjen e sllavëve në Ballkan dhe shkatërrimet që u bënë fiseve iliro-arbërore.

Në tekstet e historisë flitet vetëm për asimilimin e shqiptarëve, ndërsa serbët flasin për asimilimin e tyre. Gashi thotë se asimilim kishte nga të dy anët, ndërsa sipas tij kjo më së miri tregohet në librat e historisë së Malit të Zi.

Po ashtu Gashi tha se qeshtja se  Iliret janë paraardhës te shqiptareve duhet te shihet si hipotezë, për shkak se nuk dihet nëse vërtet jemi te tille, e po ashtu nuk dihet sigurt nëse shqipja është pasardhëse e ilirishtes, për shkak se nuk ka dokumentet te shkruara.

Kapitulli I tretë që përshkruan periudhën e sundimit te Kosovës nga Serbia ne vitet 1216-1416 nuk tregon për zhvillimin ekonomik që ky shtet e pati nga minierat e Trepçës.

Po ashtu nuk tregohet për manastiret që Serbia i ndërtoj në Kosove si ai i Patrikanës se Pejës dhe Graçanicës që janë nën mbrojtje të UNESCO-s.

Sipas librave tona, sundimi i car Dushanit ishte negativ  e me shumë kryengritje, kurse sipas studimeve që i kanë bërë ndërkombëtarët tregohet se shqiptarët kanë qenë të barabartë me serbët, kanë qenë pjesë e ushtrisë. Këto nuk përmenden as në librat e Kosovës, e as Shqipërisë.

Po ashtu as në këtë periudhe te historisë nuk përmenden bashkëpunimet.

Kapitulli i katërt i këtij studimi ka të bëjë me sundimin pesëshekullor të Turqise në Kosovë.

Edhe ky paraqitet vetëm si negativ, madje gjithkund paraqitet si okupim, askund nuk tregohen raportet e mira të shqiptarëve me osmanët që sipas Gashit mund të tregohet edhe nga Lidhja e Prizrenit, e cila kishte shume marrëdhënie te mira me turqit deri sa u vra Mehmet Ali Pasha, pastaj filloi acarimi I raporteve.

Sipas Gashit “Nuk mund te quhet okupim nëse ka zgjatur 5 shekuj”.

Askund nuk është përmendur se sa xhami , medrese e saha kulla janë ndërtuar gjatë kësaj kohe.

Gashi përmendi një vepër te cituar të Hasan Kaleshit se shqiptaret ne Ballkan ishin në prag të asimilimit, nëse nuk kishin ardhur turqit”

Fundi i këtij raporti është me kapitullin e pestë rreth risundimit të Serbisë në Kosovë. Në librat e historisë së Serbisë për këtë luftë askund nuk përmenden krimet ndaj shqiptarëve, ndërsa në librat e Kosovës e Shqipërisë nuk ka numër të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Në librat e historisë së Shqipërisë  nga lufta e Kosovës përmendet sipas Gashit vetëm masakra e Reçakut dhe bombardimet e NATO-s.