Kafeja e Haradinajt me policët | Foto: Facebook

Haradinaj u Qet kafe Policëve te Qeveria

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka qitur kafe policëve që ruajnë objektin e qeverisë në ditën kur Kosova feston dhjete vjet shtet.

“E fillova ditën duke u shërbyer me kafe policëve të Kosovës”, shkroi Haradinaj në facebook.

Haradinaj më tutje i ka uruar Kosovës ditën e  pavarësisë.

“Mirëmëngjesi Kosovë. Urime Dita e Pavarësisë”, thuhet më tutje në postimin e Haradinajt.

Zakonisht Kryeministri shqiptar Edi Rama, çdo ditë në facebook e nis me “Mirëmëngjesi’ dhe nën këtë fjalë poston gjëra që i duken interesante për të nisur ditën mbarë.

Një varg aktivitetesh në Prishtinë dhe komunat tjera janë paraparë në dhjetëvjetorin e pavarësisë.