Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Seanca për Demarkacionin nuk Mbahet Nesër

Pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se mbledhja e Kuvendit për ratifikimin e marrëveshjes së vitit 2015 për përcaktimin e vijës kufitare me malin e Zi nuk do të zhvillohet nesër.

“Besoj që seanca nuk do të mbahet nesër, por gjatë javës që vjen”, tha Haradinaj.

Ai tha se koalicioni qeverisës i ka 61 vota, por për ratifikimin e demarkacionit tha se duhen 80.

“Koalicioni qeverisës i ka 61 vota por besoj që e dini që marrëveshje që vjen duhet me i pas 80 vota”, tha Haradinaj.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës miratoi deklaratën e Thaçit dhe Vujanoviqit si aneks-marrëveshje.

Me këtë deklaratë parashikohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe më pas do të krijohet një grup i përbashkët punues që do të korrigjojë vijën kufitare në sektorët e Çakorrit dhe Zhlepit.

Në mbledhjen e qeverisë u nderuan me një minutë heshje të gjithëtë rënët për lirinë e Kosovës, ndërsa munguan ministrat nga Lista Serbe.

Kryesia e Kuvendit caktoi  dje mbledhjen për ratifikimin e demarkacionit më 18 shkurt.

http://kallxo.com/data-e-seances-per-demarkacionin/