Kryeministri Haradinaj pret drejtuesit e BSPK-së - Foto: ZKM

Haradinaj Premton Dialog të Vazhdueshëm me BSPK-në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini dhe nënkryetarin, Atdhe Hykolli.

NDËRLIDHUR

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit kryeministri Haradinaj është zotuar se do të sigurohet një dialog i vazhdueshëm dhe një bashkëpunim afatgjatë i Qeverisë me BSPK-në, “si njëra prej shtyllave të rëndësishme të vendit për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre”.

E gjithë kjo do të bëhet me qëllim të përmirësimit të pozitës së punëtorëve në Kosovë, thekson komunikata.

Përfaqësuesit e BSPK-së, ndërkaq, kërkuan nga Qeveria që të gjendet një objekt i përshtatshëm për punën e këtij institucioni si dhe rritjen e efikasitetit në mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës.

12 Nëntor 2017 - 17:59

Naser Sertolli 12/11/2017 - 17:59
NDËRVEPRIMI0

Haradinaj Premton Dialog të Vazhdueshëm me BSPK-në

by Naser Sertolli
NA NDIQNI

Send this to a friend