Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Brezi i Ri po i Dhuron Atdheut Shumë Dashuri

“Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë.

Ai konstatoi se brezi i ri i vajzave dhe djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri.

Ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Akil Gjakova e Distria Krasniqi urime dhe falemnderit, përfundoi Haradinaj.

Akil Gjakova sot fitoi medaljen e parë të artë në arenën ndërkombëtare për Kosovën në kategorinë e meshkujve.