Foto: Facebook/KJF.

Nora Gjakova fiton medaljen e artë, Distria Krasniqi të argjendtën, në “Grand Slam Baku 2023”

Xhudistja Nora Gjakova (-57 kg) ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023” në Azerbajxhan.

Xhudistja Gjakova në finale mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani.

Sipas, Federatës së Xhudos së Kosovës, Nora Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë  mposhti me Ippon garuesen nga Polonia, Arleta Podolak. Në xhiron e tretë  gjermanen Seija Ballhaus.

Nora në çerekfinale mposhti me Ippon edhe francezen, Priscilla Gneto.

Ndërsa në gjysmëfinale mposhti me Ippon për 20 sekonda garuesen turke, Hasret Bozkurt.

Nora Gjakova ka fituar plot 1000 pikë olimpike me medaljen e artë të fituar.

Medalje në “Grand Slam Baku 🇦🇿 2023” fitoi edhe xhudistja Distria Krasniqi.

Ajo fitoi medalje të argjendtë pas humbjes në finale ndaj japonezes Kisumi Omori.

Me këtë medalje Distria Krasniqi ka fituar 700 pikë olimpike.

ng>