Gjobitet KEDS-i

Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka gjobitur me dyzet e pesë mijë (45.000) euro KEDS-in për shkak se kishte aplikuar reduktime të energjisë duke u fshehur mbrapa “ndërprerjeve të planifikuara më qëllim të mirëmbajtjes”.

Ky vendim i ZRRE-së është bazuar në një raport të monitorimit që rregullatori i ka bërë KEDS-it.

“Bordi ka konstatuar se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) nuk ka arritur të dëshmojë se të gjeturat nga monitorimi i ZRRE-së nuk janë të sakta dhe ka vendosur që duke u bazuar në Rregullën për Masat Administrative dhe Gjobat të shqiptojë dënim me gjobë në vlerë prej dyzet e pesë mijë (45.000) euro”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Në janar KALLXO.com shkroi për ndërprerjet e rrymës për të cilat atëherë KEDS-i e KEK-u shkëmbyen akuza.

http://kallxo.com/qytetaret-ne-terr-keds-e-kek-shkembejne-akuza/

Në janar rryma ishte ndaluar për disa çaste edhe në Kuvendin e Kosovës gjatë një seance dhe në Pallat të Drejtësisë kur po zhvillohej seanca për sulmin në Kuvend.

http://kallxo.com/ndalet-rryma-edhe-ne-kuvend/

http://kallxo.com/ndalet-rryma-ne-seancen-per-sulmin-ne-kuvend/