Lobuesi 600 Mijë Dollarësh

Gazeta Jeta në Kosovë ka siguruar një kopje të dokumentit zyrtar të SHBA’së që shpjegon detajet e marrëdhënjeve në mes të kompanisë Patton Boggs me zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. 

Marrëveshja, e cila është nën emrin ‘Shkelqësia e tij Kryeministri i Kosovës’ ishte nënshkruar më 31 gusht, por nuk ishte lajmëruar ose publikuar nga qeveria, e cila vitin e kaluar ishte e detyruar të pezullojë kontratën e njëjtë.

 Pas votimit për të punësuar Patton Boggs’in në shtator 2010 me një shumë prej 50, 000 dollarësh në muaj, ose 38,000 euro, kabineti ishte i detyruar të pezullojë vendimin në mbledhjen pasuese në nëntor.

Kjo ishte zbuluar nga publikimi simotër i gazetës JnK, Prishtina Insight, se ky veprim duket të ketë shkelur ligjin mbi prokurimin publik. 

Qeveria nuk e kishte zgjedhur Patton Boggs pas ofertave konkurruese dhe nuk kishte paralajmëruar Agjencinë e Prokurimit Publik në planifikimin e saj për të kryer një tender njëburimor.

Anëtarët e qeverisë, megjithatë, refuzuan të japin përgjigje të qartë në atë kohë në lidhje me arsyet për anulimin e marrëveshjes, duke sugjeruar vetëm se ajo ishte bërë pas këshillimeve ligjore, duke hedhur poshtë akuzat se kishte thyer rregullat e prokurimit. 

Tani, sipas dokumenteve që Gazeta Jeta në Kosovë i ka parë, marrëveshja është rikthyer në jetë. 

Nuk është e qartë nëse kjo ka kaluar një tjetër votim nga qeveria, pasi që një vendim i tillë nuk mund të gjendet në faqen e internetit të Kryeministrit, ose nëse ajo ka ndjekur një proces të tenderit, i cili ishte gjithashtu nuk ishte i dukshëm në faqen e internetit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Zyra e Kryeministrit ende ka për t’iu përgjigjur kërkesave të Gazetës JnK për një shpjegim në lidhje me këtë kontratë. 

Sipas dokumenteve nga SHBA, të regjistruara në Departamentin e Drejtësisë, Patton Boggs do të kryejnë hulumtime dhe “shërbime këshillimore për çështje juridike dhe avokim që do të përdoren për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe”.

Kompania do të jetë e angazhuar në “nxitjen e investimeve dhe mundësitë tregtare për Kosovën, si dhe për të mbledhur fonde nga programet e ndihmës së huaj”.

Këshilltari i punëve të jashtme të Patton Boggs është Frank Wisner. Ish Sekretari amerikan i Shtetit, nën presidencën e George Bush, Condoleezza Rice, kishte emëruar Wisner’in si përfaqësues i posaçëm i SHBA’së për bisedime për statusin e Kosovës në vitin 2005, ku ai luajti një rol vendimtar në bisedimet për pavarësinë e vendit.