Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka votuar për kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjykatësin Hamdi Ibrahimi, aktualisht kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Gjykatësi Ibrahimi, i kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, tregon se ai është njoftuar për vendimin e Këshillit Gjyqësor që të caktohet kryetar i Gjykatës Themelore. Vendimi, i marrë në mbledhjes të hënën, pritet të hyjë në fuqi me 31 dhjetor 2012.

NDËRLIDHUR

Më herët, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përbërjen e njëjtë, kishte votuar Albert Zogajn për këtë post. Por, javën e kaluar vendimi u revokua.
 
Kryesuesi i KGjK-së, Enver Peci, ka thënë se pas këshillimit me anëtarët e KGjK-së është vendosur që të revokohet vendimi. “Kemi konsideruar se kemi të bëjmë me shkelje ligjore, ngase kandidati në fjalë nuk plotëson kriteret e nevojshme për emërim në pozitën e kryetarit të gjykatës themelore”, i ka thënë Peci, Gazetës Jeta në Kosovë.tha.

Vetë gjykatësi Hamdi Ibrahimi kishte bërë kërkesë për rishqyrtimin dhe revokimin e vendimit të KGjK-së, për emërimin e kryetarit të gjykatës Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se kandidati i zgjedhur për kryetar nuk  i plotëson kushtet të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe  me ligjet tjera në fuqi.

ETIKETA

12 Dhjetor 2012 - 07:30

Florent Spahija 12/12/2012 - 07:30
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

by Gazeta JNK
NA NDIQNI