Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Dështuan Bisedimet

Raundi i tetë i bisedimeve në Bruksel dështoi të zhvillohej për shkak të refuzimit të palës serbe për të diskutuar temat e agjendës.

Edhe përkundër dy ditë qëndrimi në ‘kryeqytetin’  europian, delegacioni i udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dështoi të takohej me homologët nga Beogradi. Ata do të duhej të diskutonin për telekomunikacionin, energjinë, bashkëpunimin rajonal si dhe ngecjet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

NDËRLIDHUR

“Ky raund i dialogut u anulua me fajin e palës serbe, e cila u tërhoq nga dialogu pas dështimit për të imponuar bisedat për çështjen e pikave doganore, duke shkelur më këtë rast obligimet e marra nga Rezoluta e AP të OKB’së për dialogun dhe parimet europiane”, është thënë në një deklaratë të Qeveris, të mërkurën.

Ekipi kosovar zhvilloi takim të ndarë me ndërmjetësin e BE’së, Robert Cooper, dhe atë amerikan Philip Reeker, ndihmës kryesor i nënsekretarit të shtetit.

“Ata siguruan se BE’ja dhe SHBA’ja mbështesin fuqishëm Qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit, si dhe përgëzuan Qeverinë për implementimin e marrëveshjes për tregtinë e lire”, është thënë në një deklaratë të Qeverisë.

Delegacioni kosovar përsëriti kërkesën e vet që konstruktiviteti në bisedime të shpërblehet me marrëdhënie kontraktuale nga ana e BE’së për vendin tonë si dhe mundësitë e liberalizimit të vizave.

ETIKETA

28 Shtator 2011 - 6:57 pm

Gazeta JnK 28/09/2011 - 6:57 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0