Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjendet i Vdekur në Oborrin e Vëllait

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 17:35 në Kaçanik.

Sipas raportit të Policisë, viktima është gjetur pa shenja në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Në trupin e viktimës nuk vërehen gjurmë, përveç disa lëndimeve në fytyrë, që dyshohet të jenë shkaktuar gjatë rrëzimit në tokë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Këtë rast Policia po e trajton si vdekje e dyshimtë.