Foto-ilustrim

Sulmon Gruan nën Ndikimin e Alkoolit

Tri raste të dhunës ku viktima janë fermat janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti më i rëndë është raportuar në Gjakovë, ku burri nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti (nën ndikim të alkoolit) ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti tjetër raportohet se ka ndodhur në Prishtinë, ku një mashkull ka sulmuar fizikisht viktimën femër të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur raporti i Policisë..

Në Kamenicë, siç njofton Policia një person ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke kanosur me armë zjarri ka përdorur dhunë fizike ndaj saj. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë për 24 orët e fundit.