Takimi i Ramush Haradinajt me shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane – Foto: ZKM

FMN: Kosova të Vazhdojë Politikën e Disiplinuar Financiare

Shefi i Misionit për Kosovën i Fondit Monetar Ndërkombëtar, departamenti i BE-së, Jacques Miniane, ka thënë në një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj se Kosova ka një politikë të disiplinuar financiare dhe se duhet të vazhdojë në këtë kurs.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj e falënderoi mysafirin për bashkëpunimin në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit buxhetor dhe financiar të Kosovës.

“Kryeministri është zotuar për bashkëpunim të afërt me FMN-në edhe në të ardhmen”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit.

Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, do ta zëvendësojë Stephanie Eble.