Fjalosja e Frashër Krasniqit me Gjyqtarin Kalludra

Para se të deklarohej në lidhje me fajësinë dhe pafajësinë rreth akuzës për terrorizëm, Krasniqi dëshiroi të fliste më gjatë edhe se si e cilëson ai procesin gjyqësor ndaj tij dhe aktivistëve tjerë, por gjyqtari Kalludra ndërhyri duke ia tërhequr vërejtjen që të deklarohet vetëm me po ose jo.

Krasniqi i tha gjyqtarit që s’mund ta pengonte për ta thënë atë që mendonte për procesin, por gjyqtari Kalludra i kërkoi Krasniqit që ta ndërpresë fjalën përndryshe do ta nxirrte jashtë gjykatës.

Krasniqi duke vazhduar të flasë rreth procesit kësaj kërkese të gjyqtarit iu përgjigj me fjalët se çfarë mund të bëjë më tepër Kalludra përveç përjashtimit.

Kalludra deklaroi se këtë mosbindje të Krasniqit mund ta cilësojë si pranim fajësie, ndërsa kërkoi nga policia largimin e Krasniqit nga salla e gjyqit.

Tensione në seancën e sotme ku përveç Krasniqit akuzohen edhe Adea Batusha, Atdhe Arifi e Egzon Haliti, pati edhe mes prokurorit dhe avokatëve.

Seanca e radhës e këtij gjykimi është caktuar më 30 mars.

KALLXO.com shkroi edhe sot, por edhe më 25 janar për rrjedhën e këtij gjykimi.

http://kallxo.com/aktivistet-e-vv-se-deklarohen-te-pafajshem/

http://kallxo.com/kerkohet-perjashtimi-prokurorise-nga-gjykimi-per-sulmin-ne-kuvend/