Foto: Ilustrim

Gjashtë të Vdekur në Aksident Ajror në Maqedoni

Një avion i vogël privat që po fluturonte nga qyteti Italian i Trevisos drejt Prishtinës u rrëzua mes motit të lig në mbrëmjen e së martës në Maqedoni, duke lënë të vdekur të gjashtë personat në bord.

Mito Cavkov, kreu i Zyrës për Siguri Publike të Maqedonisë, tha se të katër italianët dhe një shtetas i Kosovës humbën jetën në këtë aksident.

“Avioni ka qenë i markës ‘Piper’ duke fluturuar drejt Prishtinës. Ishte parashikuar të ndalej në aeroportin e Shkupit për karburant. Ishte një fluturim komercial”, tha Cavkov.

Sipas raportimeve, avioni i regjistruar në Gjermani u zhduk nga radari në orën 17:44 para se të arrinte në Shkup.

Ai u gjet rreth orës 20 afër fshatit Kozle, rreth 30 kilometra larg Shkupit.

Banorët e Kozle thanë të kenë dëgjuar një zhurmë që u është dukur si shpërthim në kohën kur aeroplani u raportua i zhdukur, pata orës 18.