Dhurata Hoxha nuk Raporton Para Deputetëve

Pak minuta para fillimit të mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka lajmëruar që nuk mund të e pranishme.

Kryesuesja e Komisionit, Njomza Emini i njoftoi deputetët anëtarë të Komisionit se Ministrja Hoxha ka lajmëruar se nuk do të jetë e pranishme por pa dhënë ndonjë arsyetim në lidhje me mungesën në komision.

“Përkundër konfirmimit që e kishte bërë me kohë, Ministrja sot nuk do të mund të raportojë para komisionit. Kërkoj mirëkuptimin nga ana e juaj dhe që të shtyjmë për një mbledhje të radhës. Njoftimin e kemi marrë tani, në orën 10 e 34. Nuk ka arsyetim, mirëpo kërkoj mirëkuptimin që të jetë në një mbledhje tjetër”, tha deputetja Emini.

Javëve të fundit, Dhurata Hoxha ka qenë në qendër të kritikave nga opozita dhe shoqëria civile pas vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Pas mungesës së ministres, deputetë vazhduan me pikat tjera të rendit të ditës, ku miratuan projektligjin faljen e borxheve si dhe projektligjin për sponosorizimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Ndërsa vendosen që të takohen edhe njëherë me kryesuese e komisionit për planifikim hapësinorë, Duda Balje, për të diskutuar rreth projektligjit për mbrojtje  nga zhurma, para se të shkohet në seancë për votim.