Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Dhunë Familjare në Prishtinë

Dy burra janë arrestuar në dy raste të ndara në kryeqytet për shkak të dhunës që dyshohet se kanë ushtruar në familjarët e tyre.

Në rastin e parë një grua ka raportuar bashkëshortin e saj nën ankesat se ka bërë sulm fizik ndaj saj si dhe ka pësuar dhunë psikike të vazhdueshme.

Viktima e rastit ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq bashkëshortit të saj i është caktuar ndalimi policor.

Ndërkaq në rastin e dytë , burri i arrestuar dyshohet se ka bërë sulm fizik ndaj disa prej pjesëtarëve të familjes së tij.

Ai  gjithashtu është arrestuar dhe po mbahet nga Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për raste të dhunës në familje.

http://kallxo.com/sulmon-djalin-nenen-e-bashkeshorten/