Ilustrim

Bujqësia e Kullosave, Livadheve dhe Drithërave

Të dhënat që dolën nga anketa e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2015 tregojnë se 410 mijë e 478 hektarë tokë shfrytëzohet për bujqësi. Duke i kthyer këto të dhëna të ASK-së në kilometra katrorë, i bie 4104.78 kilometra katrorë apo rreth 37.6 për qind e territorit të Republikës së Kosovës shfrytëzohen për bujqësi.

Mbi gjysma e tokës bujqësore është livadhe e kullosa, përderisa pjesa tjetër është tokë punueshme-ara dhe kultura tjera bujqësore.

“Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore është 410 478.8 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët). Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe u përket: livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 52.7 %; si dhe tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 45.2 %, kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanët) 2.0% dhe kopshtet 0.1 %,” thuhet në njoftimin e ASK-së.

Në 45 për qind të tokës së punueshme apo arave, dominon mbjellja e drithërave.

“Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (185 385.5 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 134 886.3 ha (72.8 %); bimë foragjere me 28 472.4 ha (15.4 %); perime me 7 859.2 ha (4.2%); patate 3 352.8 ha (1.8%); bishtajore 3 098.1 ha (1.7%) dhe kultura të tjera 7 732.3 ha (4.2%),“ njofton ASK-ja.

Sipas ASK-së, 20 mijë e 456 hektarë është sipërfaqja e ujitur të paktën një herë gjatë periudhës së anketës, kurse 115 mijë e 83 hektarë e tokës trajtohet me pesticide.

Kosova sipas publikimit ka 2.5 milionë krerë shpezë, mbi 258 mijë gjedhe,  198 mijë e 700 krerë dele, por edhe kafshë tjera në numër më të vogël.

“Sipas rezultateve të AEB 2015, numri i gjedheve është 258 505 krerë; i deleve është 198 703 krerë; i dhive është 30 393 krerë; i derrave është 44 149 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) është 2 577 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) është 2 576 167 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve është 157 005,” sqaron publikimi.

Në raportimin para Komisionit për Bujqësi në prill të këtij viti, ministri Bujqësisë Memli Krasniqi tha se në vitin 2015 janë krijuar 1,600 vende pune të reja në bujqësi

http://kallxo.com/krasniqi-1600-vende-pune-ne-bujqesi/

Çmimet në bujqësi që nga viti 2010 deri në vitin 2015 kishin shënuar rritje.

http://kallxo.com/bujqesia-po-shtrenjtohet/

Me rritje çmimesh filloi edhe tremujori i  parë këtij viti, ku çmimet për materialet shpenzuese për këtë sektor u rritën.

http://kallxo.com/bujqesia-e-shtrenjte/