Betim Gjoshi Komenton Refuzimin e Ankesave të PDK-së nga Supremja

Betim Gjoshi, anëtari i PDK-së në KQZ foli për ankesat e refuzuara të PDK-së nga Gjykata Supreme.

Betim Gjoshi komentoi për KALLXO.com refuzimin që Gjykata Supreme ua bëri sot ankesave të PDK-së për balotazhin në Prizren e Klinë.

NDËRLIDHUR

Gjoshi tha se ky subjekt është duke pritur vendimet për t’i analizuar

“Ne jemi duke pritë vendimet për t’i analizuar. Është pa precedent me gjithë faktet që i kemi ofruar përmes ankesave”, tha Gjoshi.

Ai konstatoi se organet që vendosin për ankesat nuk janë përpjekur të vërtetojnë argumentet e PDK-së.

“Organet për ankesa nuk kanë marrë mundin as të hapin kutitë për të vërtetuar pretendimet tona”, tha Gjoshi.

Gjykata Supreme tregoi sot se ka refuzuar ankesat e PDK-së ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për Prizren dhe Klinë.

Gjykata Supreme Refuzon Ankesat e PDK-së në Prizren dhe Klinë

PDK-ja ishte ankuar edhe në PZAP, por tri ditë më parë ky institucion refuzoi ankesat e saj.

07 Dhjetor 2017 - 17:40

Adelina Ahmeti 07/12/2017 - 17:40
NDËRVEPRIMI14