Ramiz Kelmendi. Foto: Facebook

Arban Abrashi:Ramiz Kelmendi Nesër në Seancë

Deputeti i LDK-së,  Arban Abrashi  për RTV 21, ka deklaruar se votimi i ligjit për demarkacionin me Malin e Zi do të shtyhet për nesër, për shkak se sipas tij  disa nga deputetët janë larguar nga senaca.

Abrashi po ashtu ka deklaruar se deputeti i këtij subjekti politik Ramiz Kelmendi, do të jetë i pranishëm ne senacën e nesërme. “Nesër do të jetë ai në seancë. Ne kemi diskutu me të , kanë diskutu edhe strukturat tjera partiake. Është thënë se nëse ka nevojë të vijë sonte do të vijë, kështu ka qenë informata që unë e kam. Por pasiqë është parë se debati duhet edhe shumë kohë…prandaj është vendosur se nuk ka nevojë të vjen.”, ka thënë Abrashi. Kurse sa i përket deklarimeve të Kelmendit se nuk do ta votojë demarkacionin, Abrashi ka potencuar se LDK është unike për votim. “LDK-ja do të funksionojë si një grup unik dhe do të votojë pro kësaj marrëveshje”, ka thënë Abrashi. Kujtojmë se sot në seancë nuk ishte i pranishëm deputeti i Lidhjes Demokratike, Ramiz Kelmendi. Ai mungesën e tij e ka arsyetuar me përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Seanca e sotme për ratifikimin e ligjit për demarkacionin, ka filluar në ora 16:00 dhe që nga atëherë është duke u mbajtur debat rreth kësaj çështje. Ende nuk ka informacion zyrtar se a do të hidhet në votim sonte ky ligj apo do të lihet për nesër