Aleksandër Lumezi. Foto: Kallxo.com

Aleksandër Lumezi në Krye të Komisionit të Jurisprudencës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është emëruar në krye të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Vendimi për emërimin e Lumezit u mor sot nga Qeveria e Kosovës.

Lumezi do të jetë në krye të një komisioni në të cilin bëjnë pjesë edhe katër anëtarë të tjerë. Anëtarët tjerë të komisionit janë: Haxhi Gashi, Nebojsha Boriq, Afërdita Bytyqi dhe Enver Peci.

Procesi i emërimit të Lumezit në këtë pozitë ka qenë i bllokuar për shkak të dyshimeve të ngritura ndaj për falsifikim tëprovimit të Jurisprudencës.