Prokuroria në Prizren | Foto: KALLXO.com

Aktakuzë ndaj Zyrtarit Policor për Keqpërdorim Detyre

Aktakuzë për keqpërdorim detyre është ngritur sot nga Prokuroria Themelore në Prizren ndaj zyrtarit policor me inicialet H. M.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Prokuroria e Shtetit zyrtari policor H.M. akuzohet se me veprimet e tij mundësoi përfitimin e kundërligjshëm të një personi në dëm të tjetrit.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri H.M., zyrtar i Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Suharekë, më datë 07.05.2016 duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin M.P., përkatësisht duke dëmtuar personin N.B.”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës N. B. u dëmtua ngase atij iu vodh një sasi e çimentos.

“I dëmtuari N.B., kishte raportuar në Polici se i janë vjedhur një sasi prej tridhjetenëntë (39) thasë të çimentos. Ndërkaq, gjatë një pike të kontrollit të policisë është ndaluar i dyshuari M.P., i cili ka qenë duke drejtuar kombin me 39 thasë të çimentos që kanë qenë të vjedhura në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit N.B.”, sqarohet në komunikatë.

Zyrtari policor akuzohet se pengoi policët tjerë për ta ndaluar të dyshuarin për vjedhjen e çimentos

Aktakuzë kundër një zyrtari policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare

“Zyrtari policor H.M., duke shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar nuk ka lejuar që të ndalohet i dyshuari M.P. dhe t’i sekuestrohet përkohësisht çimentoja e vjedhur e cila do të shërbejë si provë materiale gjatë hetimeve dhe kombi si mjet me të cilën është kryer vepra penale’, thuhet në aktakuzë.

Në nëntor të vitit të kaluar KALLXO.com shkroi edhe për një proces tjetër ndaj dy zyrtarëve policorë.

http://kallxo.com/policet-e-akuzuar-per-marrje-te-deodoranteve-nuk-e-pranojne-akuzen/

Një polemikë mes zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nehat Mustafa dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës u zhvillua kohëve të fundit, pasi Mustafa kërkoi pastrimin e policisë nga krimi dhe korrupsioni.

http://kallxo.com/mustafa-u-lyp-duel-ne-media-drejtuesve-te-policise/

http://kallxo.com/policia-sfidon-zevendes-ministrin-trego-fakte/