Adem Grabovci Jep Dorëheqje

Lajmin e dorëheqjes së Grabovcit e konfirmoi për KALLXO.com deputeti i PDK-së Elmi Reçica.

Dorëheqja e Grabovcit lidhet me përgjimet e bisedave telefonike në mes të zyrtarëve shtetërorë e partiakë të PDK-së.

Në Prishtinë është duke u zhvilluar protesta e katërt e qytetarëve dhe shoqërisë civile, pas publikimit të përgjimeve telefonike në të cilën po brohoritet “Dorëheqja nuk mjafton!” duke aluduar në dorëheqjen e Grabovcit.