Komuna e Gjilaanit | Foto: Atdhe MUlla

900 Mijë Euro për Rrugët e Fshatrave të Gjilanit

900 mijë euro janë paraparë për asfaltimin e rrugëve të disa fshatrave të Gjilanit nga komuna.

Lajmin për këtë projekt e bëri të ditur në Facebook, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Ai tregoi se ka nënshkruar kontratën  për asfaltimin e rrugëve të fshatrave, Çelik, Pidiq, Bresalc, Llashticë, Zhegër, Velekincë dhe Selishtë.

“Në kuadër të kësaj shume që e investon Komuna e Gjilanit parashihet investimi i rrugëve kryesore, ndërsa në fshatrat e mëdha si në Zhegër dhe Bresalc do të ndërtohen dhjetë rrugë lokale të brendshme, duke përfshirë edhe rrugët në Lagjen e ‘Makiqëve’ në Bresalc”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai këtë investim e ka konsideruar urimin më të mirë të Vitit të Ri për banorët që do t’u asfaltohen rrugët.