Tymi që ngulfati një katërvjeçare

Zjarr te Soliterët në Prishtinë- Vdes Katërvjeçarja

Një fëmijë katërvjeçar ka vdekur nga ngulfatja prej tymit, pasi një zjarr shpërtheu te soliterët në Ulpianë të Prishtinës.

Lajmin për vdekjen e vajzës së moshës katëvjeçare e bëri të ditur për KALLXO.com Zyra për Informim e QKUK-së.

“Zyra për informim e QKUK-së ju konfirmon se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit kujdestar të Klinikës Emergjente në QKUK për shkak se gjendja ka qenë e rëndë fëmija nuk ka arritur të mbijetojë”, tregoi kjo zyrë.

Edhe para katër muajsh në qendër të Prishtinës ndodhji zjarr në një banesë, por atëherë kaloi pa pasoja në njerëz.