Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zafir Berisha: Do të kujdesemi për tenderët, nuk do të blejmë dezinfektues 12 euro

Zafir Berisha, kandidat nga Nisma Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Prizrenit ka kritikuar Komunën e Prizrenit për qeverisjen e pandemisë e po ashtu ka deklaruar se do t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve.

“Do të jemi seriozë në tenderët për pajisen e jo ta blejmë një dezinfektues të 5.70 me ble 12 euro nga qeverisja që është duke ikur. Do t’i përkrahim bizneset që janë atakuar më shumë nga pandemia COVID-19”, ka thënë Berisha.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.