Vushtrri, Inspektorati dënon stafin zgjedhor për mosmbajtje të maskës (FOTO)

Inspektorët sanitarë të AUV-it së bashku me Policinë janë duke inspektuar disa qendra të vendvotimit në komunën e Vushtrrisë në lidhje me respektimin e masave kundër COVID-19.

Gjatë këtyre inspektimeve janë dënuar disa komisionerë dhe vëzhgues për mosmbajtje të maskës.

Ndërsa një komisioner dhe një vëzhguese janë detyruar të lëshojnë qendrën e votimit sepse nuk ka qenë të vaksinuar.

Ndërkaq sipas rregullave të KQZ të gjithë vëzhguesit dhe komisionerët duhet të jenë të vaksinuar.

Gjatë inspektimit, nga komisionerët dhe vëzhguesit është  kërkuar dëshmia e vaksinimit për COVID-19.