Kadri Veseli e Idriz Vehapi në vreshtat e Rahovecit - Foto: Facebook

Veseli Premton Vazhdim të Mbështetjes për Vreshtarët

Vreshtarët e Rahovecit dhe gjithë Kosovës janë krenari e jona, ka thënë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

“Edhe në mandatin e ri do të vazhdojmë t’i mbështesim fuqishëm për t’i rritur kapacitetet e tyre prodhuese dhe për hapjen e mundësive të reja për punësim”, ka thënë Veseli pas një takimi që ka zhvilluar me vreshtarë e verëtarë të Rahovecit, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të kësaj Komune, Idriz Vehapi.

Ndërsa, kryetari aktual dhe kandidat për t’u rizgjedhur, Idriz Vehapi, përveç që ka premtuar lehtësira nga Komuna për kultivuesit e rrushit dhe produkteve të tij ka thënë se do të bëjnë presion edhe te institucionet qendrore që verëtarët të ndihmohen për të prodhuar sasi më të madhe të verës cilësore.