Ish kryetar i Rahovecit votohet për dekan në FShMN

Izdriz Vehapi, ish kryetar i Komunës së Rahovecit votohet për dekan në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, në Universitetin e Prishtinës.

Vehapi ka konfirmua për KALLXO.com se ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit dhe kandidat për deuptet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, por që nga nëntori i vitit 2019 nuk është pjesë e asnjë subjekti politik.

“Po kam qenë edhe në list për deputët, por prej nëntorit të 2019-tës jam dorëhequr edhe prej kryetarit të Komunës edhe prej Paritsë, prej 11 nëntorit 2019 më nuk jam antar i asnjë subjekti politik dhe jam profesor i rregullt në FShMN”, ka thënë ai.

Nga viti 2014 deri në vitin 2017, Idriz Vehapi ka qenë kryetar i Komunës së Rahovecit.

Ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka qenë ministër, në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Vehapi ka përfunduar doktoraturën, masterin dhe bachelorin për Biologji në Universitetin e Prishtinës.

Në UP e ka filluar punën si asistent në FShMN dhe në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1989.

Në vitin 2016 është zgjedhur Profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, në UP.

Në prill të vitit 2019 Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec për kryetar, Idriz Vehapin.

KALLXO.com kishte raportura për punësimin e vajzës së Vehapit, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.