Sot në Debat Pernime, Naim Ismaili Përballë Fatmir Rashitit

Kandidatët për kryetar të Komunës së Shtimes për balotazhin e 19 nëntorit do të përballen sot në Debat Pernime prej orës 13:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Shtimen pas 19 nëntorit, Naim Ismaili (PDK) dhe Fatmir Rashiti (Kandidat i Pavarur), do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Naim Ismaili doli i pari me 4,983 vota apo 38.61 përqind, ndërsa Fatmir Rashiti i dyti me 3,474 vota apo 26.92 përqind.