Vasil Ashtalkoski, LSDM, Strugë. Foto: Atdhe Mulla

Kandidati i LSDM për Strugën premton Zgjidhje për Mbeturinat

Kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës së Strugës, Vasil Ashtalkoski, tha se zgjidhja për deponinë e mbeturinave- njërin ndër problemet më të mëdha për qytetarët e kësaj komune- do të bëhet përmes një qasjeje rajonale ndërsa premtoi se do të angazhohet në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem.

“Problemi me deponi është me dekada por djegia e mbeturinave nëpër deponi është problem më i ri. Do t’i kushtoj kohë e potencial që ta zgjidhim këtë problem. Zgjidhja e këtij problemi është përmes qasjes rajonale”, tha Ashtalkoski në Debat Pernime për Strugën, të moderuar nga Jeta Xharra.

“Problemet i dijmë, deponia është problemi më serioz jo vetëm për Strugën por edhe për rajonet tjera”, shtoi ai.

“Struga do të jetë qytet i hapur për të gjithë dhe çmimi për parking për vizitorët do të jetë simbolik”, tha Ashtalkoski..

Debatet do të transmetohen në TV ART CHANNEL nga sot deri më 7 tetor.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.