Ilazi e Kodra për Fidanët dhe Parkingjet e Kaçanikut

Basri Kodra, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kaçanikut, tha në Debat Pernime se ka hartuar një plan në lidhje me planin urban të Kaçanikut.

“Urbanizmi nuk ka shkuar mirë, ne do të hartojmë hartë zonale e cila na i përcakton kushtet urbanistike që të na tregoj se sa fidanë na duhen sa parkingje. Problemi i parkingjeve në Kaçaniku nuk është edhe shumë i madh, ne kemi një projekt ideor të qartë që para shtëpisë së shëndetit të ndërtojmë parkingun për vetura. Dy parkingje të cilat do të kenë kapacitet varësisht nga hapësira. Ne do të ndërtojmë çerdhen më afër për shkak të banorëve. Për një mandat një çerdhe, dhe një çerdhe e plotëson nevojën ”, tha Kodra.

Ndërsa kandidati i PDK-së, Besim Ilazi, tha se do ta rrisin numrin e fidanëve të mbjella por nuk dha numër për parkingje.

“Sa të jetë e nevojshme, për shkak se hapësirat e gjelbra po rriten dhe do të krijohet mundësia se sa drunj do të duhet, dy vjet e ardhshme mbi 600. Nuk mund të them se sa parkingje, dy çerdhe do të jenë ë të gjithë mandatin, ”, tha Ilazi.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Besim Ilazi doli i pari me 6 mijë e 582 vota apo  40,37% ndërsa kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Basri Kodra i dyti më 3 mijë e 439 vota apo  21,09%.

Debatin për Kaçanikun mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: