VV tregon planin për veting në drejtësi

Në DebatPernime, kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu shpalosi programin e partisë së saj për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo tregoi se nëse VV merr qeverisjen do të fillohet programi i vetingut për sistemin gjyqësor, prokurorial dhe policor.

“Qeverisja jonë si prioritet të parë e ka sundimin e ligjit apo shtetin e së drejtës, e shohim si projekt të pa kompromis procesin e vetingut, menjëherë pasi që të formohet qeveria Kurti do të fillohet përgatitja e procesit të Vetngut. Pas përfundimit të këtij procesi duhet të garantohet fitimi i besimit të publikut në sundimin e ligjit në Kosovës, transparencës dhe llogaridhënies, të integritetit të institucioneve të drejtësisë së sigurisë dhe besimit që këto institucione janë në gjendje të kryejnë punë të paanshme të pavarur dhe të drejtë. Çka saktësisht do të adresoj komisioni përkatës i vetingut, integritetin moral e profesional të prokurorëve, gjyqtarëve policisë dhe AKI-së. Historikun e vendimeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve pasuritë e tyre dhe familjarëve të tyre si dhe cilësinë për proceset që kanë quar përpara. Si mendojmë të realizohet kjo pjesa e vetingut është krijimi i një komisioni i shumicës parlamentare që do të ketë kompetencë hartimin e kritereve qeverisja jonë bazuar në kritere do të draftoj amendamentet kushtetuese dhe projektligjet për vetingut dhe menjëherë institucionet kompetente këshilli gjyqësor dhe prokurorial, përgatiten për rekrutimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj me kusht që ata të mbesin në pritje në rast të lirimit të vendeve në sistem dhe ekspertiza që nënkupton marrëveshje ndërshtetërore me ekspertë të jashtëm”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se procesi i vetiungut do të ketë dy pjesë.

“Procesi i vetiung do të kaloj në dy faza që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të zgjas 24 muaj dhe faza e dytë e përhershme dhe sistematike. Prioritet i joni është edhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. 90 për qind e rasteve të profileve të larta të korrupsionit mesin ose prokuroria heq dorë nga aktakuza ose pezullohet ose mbesin të pafajshëm. Ligji anti-mafia ku para se të vendoset te personat e dyshuara dhe profilizimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar janë prioritet i joni”, shtoi ajo.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Saranda Bugujevci, Arben Vitia, Yllza Hoti.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com