Kandidati i LDK-së kushtëzon votën me investime për Podujevën

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Hoti në një intervistë për KALLXO.com ka treguar se do të kuzhtëzoj votën e tij me projektin për ndërtimin e rrugës Prishtinë- Podujevë.

“Projekti që e thash duhet të përfundohet rruga Podujevë- Prishtinë, me këtë mund ta kundërshtoj edhe buxhetin”, tha ai.

Njëri ndër tri amandamentet e Visar Hotit që do të propozoj në kuvend nëse merr besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata do të jetë edhe Ligji për familjen.

“Në kuadër të planprogramit të partisë sonë prioritet është familja, do të kudjesemi për familjet e reja që të ndërtojnë shtëpi apo banesa, do të bëhen ndryshime ligjore që këto familje të kenë mëndësi të marrin kredi me një normë të ineresit prej 1%, ndryshim tjetër do të jetë për nënat e reja që krijojnë familje për to është paraparë që të ndahen nga 100 euro në muaj, për një periudhë shtesë njëvjecare që të kenë motiv për krijim të familjes”, thotë Hoti për KALLXO.com.

Kauza kryesore e Hotit do të jetë ndarja e mjeteve uxhetore dhe përfundimi i rrugës Podujevë- Prishtinë deri sa thotë se kërkon besimin e qytetarëve vetëm si deputet e jo të ketë ndonjë post ministror.

“Do të mbetem deputet sepse edhe votat jam duke i mbledh për deputet”, thotë ai.

Tutje Hoti tregon edhe se në lidhje me taksat dhe uljen apo ngritjen e tyre duhet të merret raporti i ekspertëve të cilët janë nga LDK e më pas të analizohet kjo çështje.

Hoti tregon edhe për problemet e Komunës së Podujevës.

“Ndarja e vogël e mjeteve buxhetore, Podujeva njihet si zonë që ka mbet mbas dore për shkak të numrit të mjaftueshëm të deputetëve në kuvend, prandaj jemi duke lobuar që vota e qytetarëve të shkojë për llapjanë në mënyrë që numri i llapjanëve të jetë më i madh që ndikimi më ps të jetë më i madh”, tha ai.

Në lidhje me ndërrimin e partisë, Hoti tha se nuk do lë LDK-në duke shtuar se edhe nuk beson nëse do të votoj kundër qëndrimit të grupit të tij parlamentar.

Ai thotë se nuk ka ndonjë grup të diskriminuar për të cilën do ta përkrah, por shton se LDK fokus ka familjen.

Edhe për ndotjen e ajrit Hoti thotë se duhet të diskutohet me njerëz kompetentë.

“Këto do të diskutohen me njerëz kompetent dhe duke i dëgjuar këta ekspertë, ne do të ngrisim çështjet e tyre në parlament”, tha ai.

Në lidhje me çështjet tematike të cilat morën vëmendje të gjerë Hoti dha qëndrimet e tij.

Ai tha se është kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr, djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit dhe përdorimit të qeseve të plastikës.

Hoti shtoi se është për shitjen e Telekomit të Kosovës ndërsa tregon se është kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë apo heqjen e tarifës me po të njëjtin shtet.

Edhe për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës Hoti tha se është kundër, duke shtuar se është për mbylljen e Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit.

Për çështjen e monopolit në homologim, Hoti tha se është kundër duke shtuar se kundër është edhe për martesat në mes të gjinisë së njëjtë, e për bartjen e shamive në shkolla.

Hoti thotë se është për kuotë për deputet nga diaspora, për ridizajnimin e skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu dhe për heqjen e kartonit të gjelbërt për diasporën.

Në lidhje me financat në fushatë thotë se po përkujdeset vet së bashku me familjen duke shtuar se nëse merr mandatin e deputetit do ta mbaj të vetmen punë këtë të fundit.

Të hyrat mujore të Hotit thotë se janë publike, ndërsa pasuria sipas tij mund të vlerësohet në bazë të njerëzve se si e vlerësojnë.

Ai tregon se ka pasuri të përbashkët me bashkëshorten dhe se vizitohet në spitale publike në rast të nevojave për tretmane mjekësore.

Tutje Hoti shton se edhe nëse bëhet deputet do të vizitoj spitalet publike për tretman mjekësor duke shtuar se duhet të vazhdojnë të përmirësojnë kushtet.

Hoti shton se fëmijët e tij janë në shkolla publike dhe se nuk ka nevojë për punësimin e familjarëve të tij pasi që kanë një biznis privat ku familjarët janë të punësuar.

Për fatin e Trepçës, Hoti thotë se duhet të ridizajnohet mënyra e qeverisjes për të.

Hoti tregon edhe se me çfarë do të kujtohet si deputet.

“Ne do të mundohemi të punojmë në gjitha fushat, unë jam ekonomist sigurisht që do të punoj në fushën e ekonomisë më shumë, fokus do të kemi podujevën do të fokuesohemi më shumë për Podujevën por duke mos i tejkaluar edhe pjesmarrjen në të gjitha projektet që vijnë në kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Tutje Hoti thotë se do të tregohet aktiv në kuvend dhe se nuk përmend numër të takimeve që do të i mbaj me qytetarë brenda një viti apo mandati.

“Takime do të kemi të shumta spese publikisht e kam premtu që me pranimin e pozitës do ta hapi një zyrë ku të paktën një herë në javë të diskutojmë për hallet e qytetarëve”, tha ai.

Ai nuk dha numër as për dëgjimet publike të cilat do të i inicioj në rast se është në ndonjë komision, duke shtuar se do të punoj fuqishëm.

Hoti ka thënë se do të jap dorëheqje nëse ndaj tij ngritet aktakuzë si dhe do të votoj rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.

Ai tregon edhe nëse do të votoj një qeveri që ka më shumë se 15 ministri.

“Qeveria jonë do të ketë prioritet ndryshimin e ligjit për qeverinë ku parashihet zvogëlimi i numrit të ministrive, nuk do ta votojmë”, tha ai.

Tutje Hoti thotë se një ministri duhet t’i ketë maksimumi dy zëvendës ministra.

Ai shton se nuk do të votojë për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim si dhe do të i bëj transparente fondet e partisë dhe shpenzimet e faturat në kuvend apo ministri varësisht se çfarë pozite do të ketë.