Premtimet e NDS-së për inspektorët e arsimit e rivlerësimin e mësimdhënësve

Në debatin e sotëm i cili është vazhdim i #DebatePernime i moderuar nga Jeta Xharra sot Rexho Kojiq dhe Anesa Collakoviq nga partia boshnjake NDS, dhanë premtimet e tyre sa i përket disa prej çështjeve për të cilat u pyetën.

Më poshtë u përcjellim pyetjet dhe përgjigjet e penalistëve të debatit i cili u zhvillua për arsim, kulturë e sport.

Jeta Xharra: Kur ka me u kry testimi dhe rivlerësimi i mësimdhënësve ?

Rexho Kojiq: Duhet të bëhet së paku dy vite pasi që marrim mandatin

Jeta Xharra: Sa inspektor të arsimi keni me i pas kur të vini në pushtet ?

Rexho Kojiq: Pesë komuna zhvillohet mësimi në gjuhë boshnjake në pesë komuna duhet të bëhen ka një inspektorë

Jeta Xharra: Çka do të bëni me mësuesit që kanë mbetur pa punë nëse ska komunitet boshnjak ?

Rexho Kojiq: Kemi probleme në komunën e Prishtinë dhe Mitrovicës, shpresoj se do të bëhet zgjidhja duke i punësuar ata në vendet të punës në komuna të tjera ku kemi nevojë për kuadro profesionale

Jeta Xharra: A do të siguroheni se çdo shkollë e Kosovës do të jetë e kompletuar me laborator dhe kur do t’i kenë këto mandate ?

Rexho Kojiq: Kjo varet nga shumica dhe nga dëshira e tyre por ne do ta japim maiksimumin me arrit këtë qëllim.

Jeta Xharra: Sa stadiume do t’i plotësojnë kushtet e UEFA-së deri në fund të mandatit ?

Rexho Kojiq: Shpresoj që do të ndërtohen stadioume të Pejës, na në komunën e Pejës kreytari e ka nis një stadium të mirë shpresojmë që arrin me e përfundu për njo 30 vjet.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerëPjesë e këtij debati do të jenë: Shyqiri Bytyqi dhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Rexhaj dhe Faton Peci nga LDK, Yll Rugova dhe Venera Llunji nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Gashi e Muzafer Shala nga PDK dhe Rexho Kojiq e Anesa Çollakoviq, NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike), Vesel Makolli nga AKR-NISMA.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.