Valon Murtezaj: Ujmanit asnjëherë nuk do t’i ndërrohet emri

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valon Murtezaj tha që asnjëherë nuk është diskutuar që liqenit të Ujmanit t’i ndërrohet emri.

“Asnjëherë nuk ka qenë çështja që Ujmanit t’i ndërrohet emri. Sa i përket fizibilitetit janë praktika të njohura për botën e avancuar. Nuk do të ndodh asgjë pas fizibilitetit. Edhe pse një përqindje e ujit dhe territorit aktualisht gjenden në territorin e Serbisë për dallim nga koha që është blerë në kohën e Jugollsavisë, është çështje që duhet të diskutohet”, tha Murtezaj në DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Valon Murtezaj nga LDK, Haki Abazi nga VV dhe Emilja Rexhepi nga NDS, të cilët do të flasin për ‘Politikën e jashtme’.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.