Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e Partisë së Re Demokratike për kulturë, rini dhe sport

Të ftuarit në emisionin #Debat Pernime debatuan për kulturë, rini dhe sport. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK, LDK, Partia e Re Demokratike (NDS) shpalosën programet e tyre qeverisëse për kulturë, rini e sport.

Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, LVV-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.

Përfaqësuese e Partisë së Re Demokratike në këtë debat ishte Anesa Çolakoviq, e cila shpalosi programin qeverisës për kulturë, rini dhe sport për zgjedhjet e 14 shkurtit.

  • Anesa Çolakoviq (NDS)

– Ansambli i komuniteteve joshumicë duhet të përkrahet.

– Bashkëpunim regjional që të kemi përfaqësim të veshjeve të komuniteteve nëpër muze.

– Formimi i kinemave në komunat e Kosovës.

– Iniciativë e mirë do të ishte krijimi i një Muzeu të Kujtimeve të Fëmijëve. Ne do të japim kontribut me i nda storiet e komunitetit joshumicë.

– Duhet të ndalen aktivitetet që i cenojnë asetet e trashëgimisë kulturore. Fuqizimi i inspektoratit, regjistri kadastral.

– Nëse i jepet mundësia zonjës Vjosa Osmani, ajo do ta bëjë realitet Pallatin e Operës.

– Gjithëpërfshirja e komuniteteve në shkollat e sportit.

– Financimi i programeve që i trajnojnë trajnerët për t’i gjetur talentet.

– Me rëndësi është përdorimi i gjuhës së komuniteteve edhe nëpër stadiume.

– Një departament për monitorim për të gjitha marrëveshjet e klubeve me bizneset.

– Është me rëndësi që të ketë staf që do të merret me fëmijët që 4 herë në vit të mund të performojnë dhe të lëvizin në qytetet e tjera.

Pjesë e debatit ishin: Burbuqe Bakija – Deva nga AAK, Fahredin Spahija dhe Avdi Pireva nga LDK dhe Anesa Çolakoviq nga NDS.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Debati është transmetuar çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.