Xhafer Gashi - Foto: Facebook

Kryetari i Obiliqit nuk arrin të bëhet deputet

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nuk i ka fituar votat e duhura për tu bërë deputet.

Gashi, i cili kandidoi nën koalicionin AAK-PSD, në zgjedhjet e 6 tetorit, ka marrë vetëm 4 mijë e 885 vota, duke mbet jashtë legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD do të jenë Daut Haradinaj, Bekë Berisha, ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Rasim Selmanaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arbër Tola, Shkumbin Demaliaj, ish ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, Teuta Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi.

Kurse deputetja e vetme nga rradhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), do të jetë Natyra Kuçi me 4,452 vota, duke hyrë në Kuvend, për të plotësuar kuotën gjinore.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë.

LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.

Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë.

Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11.477% apo 14 deputetë.

Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6.754%.

Koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor. Ky koalicion grumbulloi vetëm 42,072 vota apo 4.984%.

 

Ndarja e kulaçit – KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Hisja e partive në legjislaturën e 7-të

.