Foto: Atdhe Mulla

Hisja e partive në legjislaturën e 7-të

Një muaj e një ditë pasi u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare.

Nga rezultatet e KQZ-së, forca më e madhe politike në vend doli, Lëvizja Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit ka siguruar 32 deputetë, njëjtë si në zgjedhjet e vitit 2017.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që kandidate për kryeministre pati Vjosa Osmanin, në legjislaturën e shtatë do t’i ketë 29 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Kadri Veseli në zgjedhjet e 6 tetorit nuk mundi të marr më shumë se 178,645 vota që ia sigurojnë vetëm 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Koalicioni ndërmjet partisë së Ramush Haradinajt dhe të Shpend Ahmetit, AAK-PSD, siguroi 14 vende në Parlament.

Njërën prej ulëseve do ta ketë anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Lista Serbe sipas rezultateve përfundimtare ka marr 10 ulëse.

Koalicioni “Vakat” dhe Partia Demokratike Turke e Kosovës kanë marr nga 2 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, me nga një ulëse në Parlament janë edhe Partia Liberale Egjiptiane, Partia e Re Demokratike, partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Jedinstvena Goranska Partija dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Jashtë Kuvendit të Kosovës ka mbetur koalicioni NISMA Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit ishin të regjistruar 1,961.213 votues ndërsa pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 44.72 përqind.

 

KALLXO.com transmetoi direkt shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetortit nga KQZ.

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 7 novembre 2019

.