AAK-PSD ‘pranoi’ donacion vetëm 150 euro nga nënkryetari i partisë (Dokument)

Zgjedhjet e fundit nacionale të 6 tetorit, njëjtë si të gjitha zgjedhjet e tjera në Kosovën e pavarur, ishin të jashtëzakonshme apo të parakohshme.

Partitë Politike zyrtarisht i kanë dy burime të financimit. Njëri është nga buxheti i KQZ-së e cila iu ndahet partive politike varësisht nga forca e tyre politike dhe pjesa tjetër merret nga donacionet e bizneseve dhe personave juridik.

Në zgjedhjet e fundit, të 6 tetorit 2019, koalicionit AAK-PSD ka deklaruar vetëm një donacion.

Donacioni i vetëm i deklaruar nga AAK-PSD është me vlerë 150 euro dhe kishte ardhur nga nënkryetari i partisë, Smajl Latifi që është edhe kryetar i komunës së Rahovecit.

 

 

Smajl Latifi është një nga 13 nënkryetarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Koalicioni AAK-PSD ka deklaruar zero euro donacione në mallra dhe shërbime.

Ky koalicion ka deklaruar se ka shpenzuar 346 mijë e 544 euro euro për fushatën e 6 tetorit.

Këto të dhëna, ky koalicion i ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.