Nicholas Abbott

Abbott përgëzon KQZ-në për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka përgëzuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për certifikimin e zgjedhjeve.

Abbott përmes një publikimi në Facebook ka shkruar se Kuvendi i sapozgjedhur i Kosovës duhet të mblidhet sa më shpejt në mënyrë që të mos ketë vonesa në formimin e qeverisë.

“I kënaqur derisa shoh kryetaren e KQZ-së Valdete Daka të njoftojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Pas kaq shumë vonesave, rrëfime dhe thirrje, Asambleja e sapo zgjedhur e Kosovës tani duhet të mblidhet shpejt në mënyrë që të formohet një qeveri e re sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Abbott.

Sot, pas 52 ditësh që nga data e zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e 6 tetorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 29 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 28 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 24 ulëse, Koalicioni AAK-PSD 13 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse, NISMA Socialdemokrate 6 ulëse dhe pakicat kanë siguruar 10 ulëse në Kuvend.

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve pas gati dy muajsh