Fadil Arifi

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Për 100 ditë punë, zëvendësministri Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi ka raportuar me datë dhe orë rreth 80 takime të realizuara. Pjesa më e madhe e takimeve ishte me zyrtarët e ministrisë dhe stafin politik.

Për dallim nga shumë koleg të tij, Arifi ka pas fatin të takoi ministrin në ditët e para të emërimit. Arifi thotë se është autorizuar nga ministri të merret me sektorin e turizmit.

Ai raportin e tij për këtë fushë e ka ndarë në tri pjesë: aktivitetet e lidhura me zhvillimin e politikave turistike; agjendën e takimeve të realizuara me datë dhe orë dhe udhëtimet jashtë vendit.

Ai thotë se për të ngritur kapacitetet në sektorin të turizmit ka përgatitur një draft-rregullore për themelimin e Departamentit të Turizmit, ngase sipas tij ekziston një divizion për politika turistike (me vetëm 3 të punësuar) e që sipas analizave që kanë bërë, kjo nuk mjafton për të zhvilluar këtë sektor. Ai ka listuar edhe disa aktivitete të tjera në fushën e turizmit.

Më pas zëvendësi i Bajram Hasanit thotë se ka marrë iniciativë ta ngrisin bashkëpunimin edhe me vendet e rajonit në turizëm, duke përmendur Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Në tetë faqe, zëvendësministri Arifi ka dërguar agjendën e takimeve me datë dhe orë, që ka realizuar në 100 ditë. 76 takime i ka listuar për 100 ditë, ku shpesh për një ditë ka pasur më shumë se një takim.

Në fund ai thotë se e ka realizuar vetëm një vizitë jashtë vendit. E ka vizituar Shqipërinë ku është takuar me ministrin e turizmit, Blendi Klosi.

Raportin e plotë të zëvendësministrit mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Pas pak mund të lexoni raportin e punës së zëvendësministit Bujar Nerjovaj.

Shkrime të tjera nga dosja e zevendesministrave:

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale